Skip to content
Kryesore

Punonjës i Ministrisë së Jashtme përplaset nga automjet, përfundon në spital

· 1 min lexim

Një punonjës i Ministrisë së Jashtme ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti të ndodhur pranë godinës së institucionit, në momentin kur po kalonte vijat e bardha.

Sipas informacioneve, ai është përplasur nga një automjet sapo kishte dalë nga ambientet e ministrisë. Menjëherë pas ngjarjes, punonjësi është transportuar në Spitalin e Traumës, ku po merr trajtim të specializuar.

Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit dhe ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat dhe shkakun e aksidentit.