Skip to content
Bota

Publikohen pamjet e arrestimit të bosit shqiptar të kokainës në Kolumbi (Emri-Video)

· 2 min lexim

Media kolumbiane kanë publikuar pamjet e shoqërimit të kokës së grupit të mafias, shqiptarit Agim Cerma, i cili është i njohur ndryshe me nofkën  “Jimmy”.

Kujtojmë se shqiptari bashkë me katër persona të tjerë u arrestuan pas një operacion të policisë kolumbiane, në bashkëpunime me DEA-n amerikane.

Burime zyrtare nga Policia e Kolumbisë bëjnë me dije se grupi me në krye shqiptarin, fuste kokainë në vendin latino-amerikan me fluturime charter.

Përveç Agim Cermës, shqiptari i cili njihet ndryshe me nofkën “Jimmy”,në prangat e policisë janë vënë  edhe:

William Cruz Pérez, i cili kishte rolin e njeriut të besueshëm, të shtetasit shqiptar Agim Cerma, gjithashtu edhe personi i ngarkuar me koordinimin e blerjes dhe magazinimit të kokainës dhe krijimin e vendeve për dorëzimin e parave.

Pedro Antonio Penagos Londoño, ishte përgjegjës gjithashtu për mbledhjen e drogës në ndërtesat pranë Aeroportit Alfonso Bonilla Aragón.

Jairo Fernando Cardona López, i cili është i akuzuar për kontakte me kontrollorët ajrorë dhe personelin e sigurisë nga terminali ajror, për të lejuar hyrjen dhe daljen e kartave të drogës të cilat i urdhëronte shqiptari.

Edwin Durlandy Montilla González, alias ‘Kimist’, i cili gjithashtu dyshohet se shoqëronte përpunimin e klorhidratit të kokainës në laboratorë dhe ka qenë bashkëpunëtor i ngushtë i tyre.