Skip to content
Uncategorized

PSG “misterioze” për prezantimin e Messi-t: Nesër një konferencë në stadium

· 2 min lexim

Edhe pse tashmë është e ditur që Lionel Messi është një lojtar i Paris Saint-German, klubi po tenton ta lërë një “enigmë” prezantimin e lojtarit.

Më herët ata postuan një video që njoftonte nënshkrimin e një futbollisit, ku dukeshin 6 Topa të Artë (aq sa Messi ka fituar), duke e cilësuar “Një diamant në Paris”. Videoja është postuar sërish me Kullën Eiffel në sfond.

Ndërkohë, pas kësaj parizienët dhanë më shumë detaje me një postim në Tëitter, duke lënë të kuptohet se prezantimi i Messit do të mbahet nesër në orën 11:00, në një konferencë në stadiumin Parc des Princes. Edhe në këtë postim, emri i lojtarit nuk është përmendur.

Leo Messi ka mbërritur tashmë në Paris dhe mijëra fansa e kanë pritur jashtë aeroportit “Le Bourget” dhe argjentinasi nuk ka ngurruar që t’i përshëndesë. Tashmë Messi është drejtuar për në ambientet e klubit për të kryer vizitat mjekësore.

Nënshkrimin e Messit për PSG-në e konfirmoi edhe ish-shoku i tij i skuadrës të Barcelona, Neymar me anë të një postimi në Instagram ku shkruante se do të ktheheshin përsëri bashkë.

Lajmi se PSG kishte kontakte me Messin që pas largimit të tij te Barcelona, ka qarkulluar prej ditësh në media, teksa tashmë palët kanë rënë dakord edhe për detajet e kontratës. Diçka të tillë e konfirmoi edhe babai i futbollistit, Jorge Messi ditën e sotme, para se i biri të udhëtonte për në Paris.