Skip to content
Showbiz

Pse iku nga politika dhe a e sheh filxhanin? Jozefina Topalli befasohet nga pyetjet e sikletshme

· 1 min lexim

Jozefina Topalli është përballur me disa fëmijë mjaft kuriozë sot në “Kurthin e Piter Panit”.

Ish-kryetarja e Kuvendit, u është përgjigjur pyetjeve të pazakonta nga shikimi i filxhanit te pse u largua nga politika.

“Është më mirë që jam sot këtu sesa të isha diku tjetër. Kur isha në parlament e mbushja sallën me fëmijë para seancës parlamentare. Ata uleshin në vendin e deputetëve. Djemtë shkonin tek karrigia e kryeministrit ndërsa vajzat tek karrigia e kryetarit të parlamentit sepse aty kishin parë një grua”, tregoi Jozefina Topalli.

Një prej fëmijëve, Xhejson, i bëri disa pyetje zonjës Topalli, mes tyre, u ndal te: A i beson fatit te filxhani?

Jozefina Topalli nisi të qeshte dhe theksoi nuk e ka parë dhe nuk sheh filxhan, por edhe ajo, si të gjithë, është kureshtare për të mësuar çfarë pret e ardhmja.

Burimi : Iconstyle.al