Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Pse doli situata jashtë kontrollit?/ Habit Silva Bino: “Virusi ka qarkulluar në Shqipër që në shkurt”

18:29 15/04/2020
Reading Time: 2 min lexim

Ndryshe nga sa pritej kjo javë ka qenë e paqëdrueshme, teksa ka shkuar në 494 numri i të prekurve nga Covid-19 në vendin tonë, pasi në 24 orët e fundit janë shënuar 19 raste të reja, teksa numri i viktimave ka shkuar në 25.

Ditën e sotme, shefja e epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino, në një intervistë për Abc News, është shprehur se rastet e para të Covid-19 janë identifikuar që në muajin shkurt, kur ka filluar qarkullimi i sëmundjes, por nuk ka qenë intensive.

“Sigurisht që patëm, kemi pasur raste sporadike në fund të shkurtit. Më 28 shkurt janë shfaqur shenjat e para klinike. Ka filluar qarkullimi i sëmundjes, por jo intensiv. Që në fund të janarit ne kemi filluar gjurmimin epidemiologjik të gjitha formave të rënda. Pavarësisht se gripi është një virus i paparashikueshëm. Nuk kishim gjasa që ta masnim, pasi në 7 janar Kina ndau sekuencën dhe ju dha mundësia botës për të përgatitur testet dhe në fund të janarit kemi pasur testet”, u shpreh Bino.

Sa i përket Shkodrës që është kthyer në një vatër të nxehtë me 71 raste, Bino tha se qytetarët nuk kanë zbatuar masat e marra nga qeveria dhe janë asimptomatik.

Sipas saj, rastet në Shkodër u zbuluan pas hetimit epidemiologjik, pasi ndryshe do ishte e pamundur sepse nuk kishte njerëz të sëmurë.

“Shkodra ka bërë shumë tepër teste se rrethe e tjera. Masat e distancimit social nuk janë zbatuar. 60% e rasteve të cilat janë testuar në Shkodër janë asimptomatik. Kjo është bërë në bazë të gjurmimit dhe testimit. Në fillim testohen persona të cilat kanë shenja, pasi kjo nuk është një sëmundje që e bëra testin dhe nuk kam gjë. Duhet kuptuar që duhet të jesh në kontroll dhe duhen marrë disa masa të distancimit social. Kjo nuk është pandemia më e keqe që ne presim”, u shpreh Bino.

Prej ditësh kryeministri Rama ka paralajmëruar lehtësimin e masave të marra në kuadër të parandalimit të përhapjes së koronavirusit, pasi sipas tij kurba e ka kaluar pikun dhe tashmë po shkon drejt rënies.

Ditën e djeshme, kreu i qeverisë me anë të një reagimi në Facebook, ka paralajmëruar se brenda 10 ditëve mund të nis hapja e shumë aktiviteteve duke ndjekur modelin e Austrisë, që sipas tij ka një hapje të ngjashme në Shqipërinë, por më të avancuar në kohë me rreth 10 ditë.

Më tej, Rama citon edhe fjalët e kancelarit Sebastian Kruz, i cili u shpreh: “Aq liri sa të jetë e mundur, aq shtrëngime sa të jetë e nevojshme”.

Rama paralajmëron daljen nga situata e Covid-19: Kemi planin si Austria, ata janë vetëm 10 ditë para në kohë

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: koronavirusishqiperisilva bino

Të tjera

Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!
Aktualitet

Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

E rëndësishme për të mos u harruar: Oligarkët janë pjesë e sistemit që protesta po kundërshton! Kjo protestë është kundër...

16:00 18/06/2026
Gjendet një kufomë pranë Krrabës, dyshohet se i përket Eglant Koçit të zhdukur prej dy javësh
Aktualitet

Gjendet një kufomë pranë Krrabës, dyshohet se i përket Eglant Koçit të zhdukur prej dy javësh

Një kufomë është konstatuar këtë të enjte në një zonë malore pranë Krrabës, në kufirin mes Tiranës dhe Elbasanit, ndërsa...

15:52 18/06/2026
Para

Gjermania gati t'i rikthehet jetës normale, ja 5 masat e reja që ndërmori Merkel

Lajmet e fundit

Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

16:00 18/06/2026
Gjendet një kufomë pranë Krrabës, dyshohet se i përket Eglant Koçit të zhdukur prej dy javësh

Gjendet një kufomë pranë Krrabës, dyshohet se i përket Eglant Koçit të zhdukur prej dy javësh

15:52 18/06/2026
Metamorfoza/ GJKKO dënon Pëllumb Gjokën me 6 vite burg, 5 vite për ish-shefin e Policisë Ardit Hasanbegaj

Metamorfoza/ GJKKO dënon Pëllumb Gjokën me 6 vite burg, 5 vite për ish-shefin e Policisë Ardit Hasanbegaj

15:36 18/06/2026
Rama sulmon protestuesit: Flamingot janë vegla të sorrave dhe korbave, që kërkojnë të marrin peng Shqipërinë

Rama sulmon protestuesit: Flamingot janë vegla të sorrave dhe korbave, që kërkojnë të marrin peng Shqipërinë

15:03 18/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip