Skip to content
Politikë

PS mbledh të enjten Asamblenë Kombëtare, zbardhet rendi i ditës

· 2 min lexim

Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste do të mbahet me 2 shtator në orën 10:00 në Pallatin e Kongreseve. Këtë e ka zbuluar Sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Balla. Ai ka dërguar anëtarëve një mesazh ku thuhet se duhet të merren masat për pjesëmarrjen në Asamble.

Në asamble pritet që kryeministri Edi Rama të shpallë emrat e qeverisë së re që do të qeverisin për 4 vitet e ardhshme. Në Partinë Socialiste do të mungojnë disa figura të njohura duke filluar nga Gramoz Ruçi, i cili është tërhequr nga politika. Erjon Braçe po ashtu ka paralajmëruar largimin nga qeveria.

Në axhendë përcaktohet i gjithë rendi i ditës.

Mes të tjerash, një vend me rëndësi në këtë Asamble do të ketë edhe fjala e kryeministrit Edi Rama, njëherësh kreu i socialistëve. Po ashtu mësohet se në Asamble do të zgjidhet Kryesia e re, drejtuesit politikë të qarqeve dhe sekretariati ekzekutiv i partisë.

NJOFTIMI
PARTIA SOCIALISTE E SHQIPËRISË
ASAMBLEJA KOMBËTARE

NJOFTIM

Nr.1, datë, 30.08.2021
Për thirrjen e Mbledhjes së Asamblesë Kombëtare
të Partisë Socialiste

Mbështetur në Statutin e Partisë dhe në Rregulloren për Organizimin dhe Funksionimin e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste Neni 4, Sekretari i Përgjithshëm thërret Mbledhjen e Asamblesë Kombëtare me këtë rend dite:

I.Hapja e mbledhjes dhe miratimi i rendit të ditës.

II.Fjala e Kryetarit të Partisë Socialiste Edi RAMA.

III.Zgjedhja e Kryesisë së re, drejtuesve politikë të qarqeve dhe sekretariatit ekzekutiv të partisë.

KRYETARI I ASAMBLESË KOMBËTARE
Taulant Balla