Skip to content
Aktualitet

PS–LSI vazhdon me fushatën, Basha në gjumë. A mos ndoshta PD-ja e ka marrë pushim të shtunën?

· 2 min lexim

Nga data 25 mars u hap zyretarisht fushata zgjedhore për zgjedhjet e 25 prilllit. Partitë politike nisën vrullshëm fushatën elektorale duke marrë vendin mbarë nga veriu në jug. Ditën e sotme pamë që  dy forcat  politike Partia Socialiste dhe LSI-vazhduan me fushatën. Kryeministri Edi Rama,  njëherësh edhe kryetari i PS-së e nisi ditën nga “Air Albania”, ku po vazhdon procesi i vaksinimit të uniformave blu, për ta vazhduar më pas në qytetin e Fierit. Nga ana tjetër kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi e nisi ditën me një video nga Fieri, për të vazhduar më pas me prezantimin e deputetëve për qarkun e Vlorës.

Ajo që na bie në sy këtë mëngjes është Partia Demokratike, ora po shkon 12 e 30 dhe nuk kemi asnjë reagim nga kryetari i kësaj partie Lulzim Basha. Ku ndodhet Basha? Mos ndoshta është në gjumë? Kryedemokrati është cilësuar jo pak herë nga kundërshtarët e tij politik si “gjumash” dhe me sa duket kjo qëndron.

Pritej që në këtë fushatë elektorale Partia Demokrati të ishte më prezente dhe  më afër njerzve, por ditën e sotme duket se e paskan marrë pushim.

Ajo që është vënë re rëndom në mitingjet e zhvilluara nga Basha janë grumbullimet masive të  njerzve, në një kohë aspak të favorshme për një gjë të tillë,  pasi vendi është i mbërthyer nga COVID-19./GAZETA REFORMA