Skip to content
Të Gjitha

Protesta për pagat/ Naftëtaret e Ballshit në ditën e 10-të të grevës: Do sjellim fëmijët. Po na vret…

· 1 min lexim

Gratë naftëtare të ish-rafinerisë së Ballshit, hyjnë sot në ditën e dhjetë të grevës së urisë, në një kohë që gjendja shëndetësore e tyre është rënduar së tepërmi.

Edhe sot nga ambientet e grevës, ku qëndrojnë të ngujuara, ato i kanë lëshuar një apel të fortë kryeministrit Rama, i cili nuk po denjon që t’u japë një zgjidhje, me pretendimit se nuk mund të negociojë me “kërcënime”.

Ato janë shprehur njëzëri se ndihen keq dhe se stresi dhe heshtja e kryeministrit Edi Rama, po i vret.

“Po na vret stresi dhe heshtja e kryeministrit. Pagat janë të panegociueshme. Vetëm të vdekura dalin”,- shprehen grevistet e ngujuara në ambientet e brendshme të uzinës.

Mes të tjerash ajo kanë paralajmëruar edhe përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës, ndërsa pohojnë se, po detyrohen që të marrin në greve edhe fëmijët e tyre.

“Mos na detyroni që të sjellim edhe fëmijët këtu. Do të vazhdojmë grevën e urisë. Që këtu dalim vetëm të vdekura”,- thanë të vendosura gratë greviste.

/Video: BW/ GazetaReforma.com/