Skip to content
Politikë

Protesta e pedagogëve, Meta: Nuk ka para për pedagogët, por ka 1 mld dollarë për PPP-të

· 2 min lexim

Kreu i PL Ilir Meta, gjatë një konference për shtyp ditën e sotme ka deklaruar se Rama nuk ka para për pedagogët, por ka para për 7 PPP me vlerë 1 mld dollarë. Ai doi në mbrbrojtje të pedagogëve duke i konsideruar kërkesat e tyre të drejta, si dhei bëri thirrje qeverisë të përmbushë këto kërkesa.

Ilir Meta: Edhe një herë shpreh solidaritetin e plotë dhe të vendosur të Partisë së Lirisë. I siguroj të gjithë se angazhimi i PL do të jetë arsimi.

Si kryeministër dikur, në një situatë të tillë, i kam rritur deri në 58% pagat e pedagogëve. Sot mundësitë janë shumë herë më të mëdha.

Ndërkohë që me arrogancë dhe cinizëm i thotë jo pedagogëve se e paska zënë lufta me Putinin, shikoni çfarë bën, projekt buxheti rrit mbështetjen për PPP dhe 7 kontrata me PPP parashikohen për vitin e ardhshëm me vlerë 1 mld dollarë.

Shikoni edhe për profesionistët e lirë, do paguajnë 17 mln euro më shumë vitin që vjen, se ky do që të ikin ose të bëhen robër të këtij regjimi.

Ndërkohë e keni vënë re që thotë jemi në luftë me këtë diktatorin. Po si shpjegohet që çmimet në Ukrainë janë më të lira se në Shqipëri. Në Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Serbi, Mali i Zi janë shumë më të lira se në Shqipëri?

Përkeqësimi i situatës në vend ka vetëm një përgjegjës, ai që qeveris prej 10 vitesh dhe që tani nuk ka më asnjë justifikim.