Prostituonin vajza dhe shisnin kokainë, ja çfarë bëhej në “Tallava Qerosi” në Elbasan
Edmond Çipllaka ndodhet në burg prej disa ditësh, pasi akuzohet për trafik të lëndëve narkotike, fshehje të të ardhurave dhe trafikim të qenieve njerëzore.
Ai u arrestua nga policia e Elbasanit, në fillim të muajit korrik. 43-vjeçari ish-boksier e kishte kthyer lokalin e tij “Tallava Qerosi” në një lokal me muzikë live. Lokali ndodhej pranë Belshit, ku klientëve u ofroheshin edhe shërbime ekstra. Pesë vajza punonin si balerina në lokalin e Çipllakës.
Në këtë lokal shpërndahej lëndë narkotike, ku klientët shoqëroheshin edhe nga vajzat të cilat punonin aty.
Gjatë kontrollit nga policia, në katin e nëndheshëm të këtij ambienti, ishte edhe vetë shtetasi Edmond Çipllaku. Ky i fundit e kishte marrë lokalin me qera.

Në lokal u gjetën dy qese plastike transparente, në të cilat kishte lëndë narkotike kokainë. Gjatë kontrollit të ambientit gjithashtu nuk u konstatua as kasë fiskale.
Në momentin e arrestimit, Çipllakës i është komunikuar edhe se do të akuzohej për shfrytëzim prostitucioni, por kjo akuzë nuk është provuar, ndaj edhe prokuroria nuk e ka ngritur në gjykatë.
Në lokal u gjendën 5 vajza që deklaronin se punonin si balerina.

“Në ambientet e këtij lokali, ndër të tjerë janë konstatuar dhe shoqëruar në ambientet e DVP Elbasan shtetaset: F.H., lindur në Kurbin e banuese në Patos; M.H, lindur në Lezhë e banuese në Patos; S.Y, lindur në Kuçovë e banuese në Patos; K.P, lindur e banuese në Lushnje dhe A.S, lindur në Korçë e banuese në Lushnje. Këto shtetase kanë deklaruar, se punojnë si balerina në lokalin e Edmond Çipllaka, të cilin e thërrasin “Mond Qerosi”, përveç shtetases K.P, e cila ka qenë për herë të parë në këtë lokal”, thuhej në njoftimin e policisë.
