Skip to content
Politikë

Propozimi i Braçes përgëzohet nga kolegët, ironia: Thoni me ty jemi e votoni kundër

· 2 min lexim

Deputeti i PS, Erion Braçe është përgëzuar nga kolegët në Komisionin e Ekonomisë pas propozimit që bëri një ditë më parë për raportin e pushimit të grave gjatë menstruacioneve. Ky i fundit, me të qeshur tha se sipas një shprehje, ‘thonë se të kanë shok, por në fund votojnë kundër’.

BISEDA NË KOMISION:

Eduart Shalsi: Doja të të përgëzoja për iniciativën e djeshme, nisur edhe nga komentet, telefonatat që kam marrë

Braçe: Rrofsh dhe unë e çmoj shumë. Ka një shprehje për këtë, me ty jemi, të kemi shok por të votojmë kundër

Shalsi: E po jo për të gjitha, për çështje që i kupton mirë.

Një ditë më parë deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, gjatë mbledhjes së mbajtur në Komisionin e Ekonomisë, ku po diskutohej buxheti për ministrinë e Shëndetësisë, shqiptoi një kërkesë. Ai propozoi që periudha e ciklit menstrual për gratë dhe vajzat të njihet si sëmundje dhe të paguhet nga buxheti i shtetit.

“A ka mundësi që grave dhe vajzave tu njihet periudha e ciklit si periudhë sëmundje dhe e paguar”, tha Braçe.

Sipas tij, është një iniciativë të tillë që nuk kushton shumë, që duhet kalkuluar të përfshihet në iniciativat e ministrisë së Shëndetësisë.