Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Prokuroria kërkon 5 vite burg për Vladimir Gjutën, u kap me pistoletë dhe 100 mijë euro pranë selisë së PS-së

15:00 25/01/2021
Reading Time: 2 min lexim

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar sot dënimin me 5 vite burg të Vladimir Gjutës.

Ky i fundit u kap pranë selisë së PS-së duke lëvizur me armë zjarri.

Prokuroria e Tiranës kërkoi këtë masë dënimi në përfundim të gjykimit të tij për akuzën e ‘mbajtjes pa leje të armëve luftarake’ dhe për ‘mbajtje pa leje të armëve të ftohta’.

Seanca e radhës, ku pritet të dëgjohen konkluzionet e mbrojtjes dhe të jepet vendim, u caktua në 27 janar.

Historia:

Ndalimi i tij ishte bërë paraditen e 27 janarit 2020 pasi iu gjet një armë zjarri teksa ndodhej afër selisë PS dhe Bankës së Shqipërisë. Me vete i janë gjetur edhe një shumë prej rreth 100 mijë eurosh. Ndërsa arma që i është gjetur Gjutës, pistoletë, ka qenë e mbushur me një fishek, gati për të shtënë. Në momentin e arrestimit, në selinë e PS, kryeministri Edi Rama po zhvillonte një mbledhje me grupin parlamentar.

Zona ka qenë e rrethuar me forca të shumta të Gardës dhe efektivë të Policisë së Shtetit, duke e bërë edhe më të lehtë neutralizimin e Gjutës. Punonjësit e komisariatit nr.3 e kanë pikasur dhe kanë njoftuar gardën e cila bëri dhe ndalimin.

Vladimir Gjuta ishte liruar 5 ditë më parë ndërsa ishte arrestuar më 22 janar pasi kishte dhunuar kushëririn e tij, të cilin e ka goditur disa herë me çekiç duke i shkaktuar plagë të rënda. Pas tërheqjes së denoncimit, Gjuta ishte lënë i lirë.

Ai është një personazh i njohur për policinë. Gjuta ishte arrestuar edhe në vitin 2015 në Tunelin e Kalimashit me paruke në kokë, teksa tentonte të arratisej jashtë vendit pas tritolit të vendosur në farmacinë e babait të ish-ministrit Saimir Tahiri. Ndërsa në 2016, u ndalua pasi rrahu babain.

40-vjeçari problematik, nga tritoli ndaj Bashkim Tahirit te dhuna në familje

Vladimir Gjuta është një emër i njohur i botës së krimit, pasi ai akuzohet se disa vite me parë është përfshirë në një konflikt me ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri dhe është ndër autorët e vendosje së sasisë së tritolit ndaj farmacisë së babait të ish-ministrit. Ai u lirua disa muaj pas arrestimit, pasi provat e paraqitura nga Prokuroria për të, sipas Gjykatës, nuk ishin bindëse.

Në vitin 2016, 36-vjeçari nga Kukësi është arrestuar sërish sepse ka dhunuar babanë e tij të moshuar dhe bashkëshorten. Nga ana tjetër, veç dhunës në familje, ai akuzohej në atë kohë edhe për shkeljen e vendimit të Gjykatës së Kukësit, që kishte caktuar ndaj tij masën “Arrest shtëpie”. 36-vjeçari ka dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht babanë e tij 78 vjeç, ndërsa pre e dhunës u tha se ishte edhe bashkëshortja e tij. Ka qenë vetë babai i Gjutës, që ka kërkuar ndihmën e Policisë, duke telefonuar në sallën operative. Më pas, shërbimet e Komisariatit nr.5 kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, duke kryer arrestimin në Vladimir Gjutës.

Ndërsa vetëm pak ditë më parë, ai ra sërish në pranga, këtë herë për dhunën e ushtruar me çekiç ndaj një kushëriri të tij.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Të tjera

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës
Aktualitet

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

Procedimet e qytetarëve pas protestave nuk mund të kthehen në armë për të frikësuar sheshin. Policia mund të referojë. Mund...

20:07 21/06/2026
Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës
Aktualitet

Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

Pas procedimeve penale ndaj protestuesve, qeveria duket se po hedh në lojë çdo mjet për të bllokuar revoltën qytetare. Goditja...

18:31 21/06/2026
Para

Policia nuk ka të ndalur, ndëshkohen 1231 qytetarë për thyrjen e masave anti-covid

Lajmet e fundit

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

20:07 21/06/2026
Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

18:31 21/06/2026
Për një Parti Socialiste pa Edi Ramën!

Për një Parti Socialiste pa Edi Ramën!

17:52 21/06/2026
Dita e 21-të/ Policia procedon edhe 9 protestues që e gdhinë para Kryeministrisë, qeveria tenton të shuajë tubimin me presion

Dita e 21-të/ Policia procedon edhe 9 protestues që e gdhinë para Kryeministrisë, qeveria tenton të shuajë tubimin me presion

16:24 21/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip