Skip to content
Kosovë

Prokuroria angazhon 100 prokurorë për mbikëqyrjen e zgjedhjeve në Kosovë

· 1 min lexim

Prokuroria e Shtetit ka angazhuar rreth 100 prokurorë dhe staf të sistemit prokurorial për të siguruar që çdo parregullsi gjatë procesit zgjedhor të trajtohet.

Prokurorët do të jenë të pranishëm në zyrat e prokurorive të qyteteve dhe në stacione policore atje ku nuk ka prokurori, duke bashkëpunuar ngushtë me hetuesit e Policisë së Kosovës për të mbrojtur votën e qytetarëve.

Gjithashtu, Prokuroria i ka bërë thirrje qytetarëve dhe institucioneve të denoncojnë çdo keqpërdorim të mundshëm të votës.

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka aktivizuar një plan të posaçëm për ditën e zgjedhjeve, në bashkëpunim me Prokurorinë, për të mbrojtur integritetin e procesit zgjedhor.