Skip to content
Politikë

Projekt-ligjet kaluan me 68 vota/ Deutetët e PD letër kryeparlamentares Nikolla

· 1 min lexim

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike në Parlament përmes një letre zyrtare i ka kërkuar Kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla deklarimin të pavlefshëm të votimit në seancën e sotme plenare.

Përmes një shkrese që mban firmën e kryetarit të këtij grupi, Gazment Bardhit argumentohet fakti se votimi është kryer në shkelje të Kushtetutës, pasi nuk është garantuar kuorumi i nevojshëm.

Kujtojmë se gjatë, paradites së sotme me 68 vota pro kaluan projektligji për burimet ujore, projektligji për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr 93/2015 “për turizmin” të ndryshuar, projektligji për investimet strategjike dhe projektligji për një ndryshim në ligjin për mbrojtjen e konkurrencës të ndryshuar.