Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Probleme me kriterin e pasurisë/ Gjyqtarja Elona Mihali del para KPK, ja detajet e seancës

00:43 16/01/2021
Reading Time: 2 min lexim

Seanca dëgjimore ndaj gjyqtares së Gjykatës së Vlorës, Elona Mihali u fokusua te pasuria e prindërve të saj e zotëruar para se ajo të fillonte punë gjyqtare dhe te pyetjet e ngritura nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit mbi një rast të dyshuar për konflikt interesi në lidhje sërish me një apartament të zotëruar nga prindërit.

Mihali në shpjegimet e saj në lidhje me pyetjet e KPK-së sqaroi se nuk ishte në situatën e konfliktit të interesit dhe se i ati e kishte blerë apartamentin nga një tjetër kompani, ndërsa përfshirja e kompanisë për të cilën ajo pyetej në kontratën e shit-blerjes për efekt regjistrimi në kadastër të pronës ishte e paqartë për të dhe familjen e saj.

Trupa që gjykoi çështjen e Mihalit u kryesua nga Brunilda Bekteshi, relatore e çështjes ishte Valbona Sanxhaktari, ndërsa anëtare Genta Tafa (Bungo). Sipas “Birn”, gjatë seancës Sanxhaktari la të kuptohej se Mihali nuk zotëronte pasuri. Ajo tha se dy pasuritë e familjes, një apartament në Tiranë dhe një tjetër në Vlorë ishin blerë nga familja para se Mihali të emërohej gjyqtare.

Megjithëse dukshëm të palidhura me karrierën e Mihalit si gjyqtare, KPK bëri me dije se kishte hetuar burimin e ligjshëm të pasurive. Sanxhaktari pohoi se prindërit e gjyqtares kishin pasur të ardhura të ligjshme për të cilat ishin paguar taksat. Po ashtu si Mihali ashtu edhe prindërit rezultuan me balance financiare pozitive.

Mihali në fjalën e saj tha se “vlerësonte hetimin” e Komisionit, ndërsa theksoi se në 7 vjet punë si gjyqtare kishte jetuar e ndarë nga familja dhe se ajo kishte mbuluar vetë shpenzimet e jetesës. “Kjo është se pse në 7 vjet unë nuk kam mundur të kursej apo blej pasuri”, tha ajo. Mihali u vlerësua pozitivisht edhe sa i përket profesionalizmit dhe figurës.

KPK tha se Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar pas raportit të parë, iu kërkua edhe një raport i rifreskuar, që doli me të njëjtin përfundim. Mihali nga ana e saj synoi të korrigjonte dy vërejtje të bëra nga Këshilli i Lartë Gjyqësor sa i përket profesionalizmit, të cilat nuk u përmendën nga KPK. Mihali tha se ishte përmendur që në dy çështje nuk ishte shënuar data e regjistrimit, ajo tha se kishte bërë verifikimet dhe i vuri në dispozicion KPK provat mbi to.

Ndërkohë gjatë fjalës së saj Sanxhaktari vuri në dukje se në një rast Mihali kishte qenë gjyqtare në çështje ndaj një kompanie që rezultonte palë shitëse në apartamentin e blerë nga prindërit. Ajo tha se Mihali ishte pyetur mbi këtë rast.

Gjyqtarja vetë ndaloi gjatë në shpjegimin e situatës. Ajo tha se apartamenti që ishte blerë në vitin 2007 nga prindërit për qëllim përdorimi për pushime dhe që përdorej prej saj gjatë kohës që punonte në Vlorë, ishte blerë nga një kompani e ndryshme nga ajo me të cilën kishte pasur çështje. Mihali tha se babai i saj kishte nënshkruar një kontratë dhe kishte kryer të gjitha pagesat deri në vitin 2011, tre vjet para se ajo të bëhej gjyqtare dhe se prej këtij momenti i ati kishte zotëruar “de fakto dhe de jure” apartamentin./Gazetareforma.com/

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: gjyqtarjaKPKVerifikimi pasurise

Të tjera

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin
Aktualitet

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar me 84 vota ndryshimet në Kodin Rrugor, duke ashpërsuar ndjeshëm masat ndaj drejtuesve që shkelin...

22:57 18/06/2026
Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!
Aktualitet

Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

E rëndësishme për të mos u harruar: Oligarkët janë pjesë e sistemit që protesta po kundërshton! Kjo protestë është kundër...

16:00 18/06/2026
Para

Dëbora mbulon juglindjen, bllokohen disa akse rrugore, në Qafë-Thanë duhen zinxhirë

Lajmet e fundit

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

22:57 18/06/2026
Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

16:00 18/06/2026
Gjendet një kufomë pranë Krrabës, dyshohet se i përket Eglant Koçit të zhdukur prej dy javësh

Gjendet një kufomë pranë Krrabës, dyshohet se i përket Eglant Koçit të zhdukur prej dy javësh

15:52 18/06/2026
Metamorfoza/ GJKKO dënon Pëllumb Gjokën me 6 vite burg, 5 vite për ish-shefin e Policisë Ardit Hasanbegaj

Metamorfoza/ GJKKO dënon Pëllumb Gjokën me 6 vite burg, 5 vite për ish-shefin e Policisë Ardit Hasanbegaj

15:36 18/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip