Skip to content
Politikë

Pritet me ceremoni zyrtare dhe përqafime nga Rama, Erdogan nis vizitën në Shqipëri

· 2 min lexim

Zyrtarisht presidenti turk Erdogan  ka nsiur vizitën e tij në Shqipëri.

Avioni i tij ka zbritur në tokën shqiptare në orën 10:30, ku është pritur nga kryeministri Edi Rama.

Ndërkohë që sapo kreu i shtetit turk ka zbritur nga shkallët e avionit, është takuar përzemërsisht me kryeministrin shqiptar, ndërsa janë përshëndetur me kokë.

Në një ceremoni zyrtare të përgatitur për nder të tij, janë vendosur dy himnet kombëtare të të dy shteteve

Avioni i presidentit turk ka zbritur në tokën shqiptare një orë me vonesë, . pasi ishte e parashikuar që ardhja e Erdogan të ishte në orën 09:25.

Kujtojmë që kjo viitë ka ngjallur polemika të shumta, pasi pikërisht në këtë ditë ka vdekur heroi kombëtar shqiptar Gjergj Kastriot Skëndërbeu.

AGJENDA E VIZITËS SË PRESIDENTIT ERDOGAN

09.25 – Ceremonia e pritjes, Aeroporti “Nënë Tereza”

10.05 – Vizita e Presidentit të Republikës së Turqisë në një prej shtëpive të rindërtuara pas tërmetit të 26 Nëntorit në Laç.

10.20 – Ceremonia e dorëzimit të shtëpive të ndërtuara pas tërmetit në Laç
Ceremonia e emërtimit të sheshit në Laç me emrin e Presidentit të
Republikës së Turqisë

13.00 – Takim midis Presidentit të Turqisë Sh.T.Z. Recep Tayyip Erdoğan dhe Kryeministrit të Shqipërisë, Sh.T.Z. Edi Rama

15.00 – Nënshkrimi i marrëveshjeve dhe konferenca e përbashkët për shtyp

16.00 – Ceremonia e inaugurimit të xhamisë së Et’hem Beut

17.00 – Përshëndetja e Presidentit të Republikës së Turqisë në Kuvendin