Skip to content
Bota

Presidenti rus me parkinson? ‘The Sun’: Vladimir Putin do largohet në janar

· 2 min lexim

Asgjë nuk është e konfirmuar zyrtarisht nga Kremlini dhe madje shumë media kanë hezituar të spekulojnë për gjendjen shëndetësore të tij, kur dihet që Presidenti rus, Vladimir Putin, mbahet për formën e tij sportive.

Por sipas britanikes “The Sun”, Presidenti Putin, jo vetëm që do të largohet në janar nga detyra e tij si kreu i Rusisë, po ai vuan edhe nga sëmundja e parkinsonit.

Sipas “The Sun”: “Putinit kërkesën për të dalë në pension të parakohshëm ia ka bërë e dashura e tij, gjimnastja Alina Kabaeva”,- thekson gazeta.

Videot e publikuara së fundmi tregojnë se 68-vjeçari ka vështirësi në lëvizje.

Ndërkohë ka pasur raportime se e dashura e tij, 37-vjeçarja, Kabaeva ka sjellë në jetë dy djem.

Burimet thanë për gazetën se, “Putin po nxiton të kalojë një legjislacion që do e bëjë atë senator të përjetshëm”.

Kjo sipas prestigjiozes britanike, do t’i japë atij përfitimet shtetërore deri në vdekje, sikundër do t’i garantojë edhe një imunitet ose paprekshmëri nga ndjekja penale.

Nuk duhet se cili do të jetë reagimi i Moskës zyrtare ndaj këtij shkrimi, por deri tani shumë zëra të hedhur për presidentin rus kanë rezultuar spekulime.

Russian President Vladimir Putin during a working meeting via teleconference call at the Kremlin in Moscow, Russia, on Thursday
Alina Kabaeva
Gold medallist Russia's Alina Kabaeva waves during the medal ceremony for the women's individual all-around final at the rhythmic gymnastics competition at the Athens 2004 Olympic Games August 29, 2004
Putin has cultivated an athletic image: riding horses, wrestling, playing ice hockey and swimming in frigid lakes (pictured: on the rink in Moscow in December 2019)
Russia's Olympic and multiple world champion in rhythmic gymnastics Alina Kabaeva attends Legends of Sports, a costumed gymnastic show at Megasport Arena in Moscow in September 2016

Russia: Grandmother of Putin's Reputed Girlfriend Reportedly Received Apartments

Mystery of Vladmir Putin's vanishing Olympic gymnast 'mistress' Alina Kabaeva after 'having his kids'

/Burimi: The Sun/Përktheu: GazetaReforma.com/