Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • English
    • Shqip
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • English
    • Shqip
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Prekë Kodra, “snajperisti” në kërkim që betonizoi kabinat pa leje në Theth

18:56 07/07/2025
Reading Time: 2 min lexim

Kabinat pa leje në zonën turistike të Thethit, të cilat ndezën përplasjen mes kryeministrit Edi Rama dhe prokurores së Shkodrës Elsa Gjeli, rezultojnë të jenë në pronësi të një personazhi të shumëkërkuar nga drejtësia, Prekë Kodra.

Ky emër nuk është i panjohur për autoritetet. Në vitin 2021, një dokument i Njësisë Kundër Terrorizmit në Kosovë e rendiste Kodrën si personin që kishte planifikuar atentatin me snajper ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Plani u zbulua përmes një e-maili konfidencial të dërguar nga ish-drejtori i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, në shtator të vitit 2022.

Prekë Kodra është aktualisht në kërkim ndërkombëtar, pasi është një nga të dyshuarit kryesorë në dosjen “Metamorfoza” të SPAK, që ka në shënjestër një organizatë kriminale me shtrirje ndërkombëtare dhe lidhje me struktura të drejtësisë, policisë dhe botës së biznesit.

Emri i tij del në përgjimet e komunikimeve të platformës së koduar Sky ECC, ku përmendet në lidhje me grupin kriminal “Bajri”, biznesmenin Pëllumb Gjoka, ish-zyrtarin e lartë të policisë Oltion Bistri dhe prokurorin Xhevahir Lita.

Ndër akuzat më të rënda që rëndojnë mbi të, është përfshirja në atentatin ndaj Ardian Çapjas në vitin 2020, ku u përdor një snajper nga një distancë e madhe në kodrën e Krastës.

Çapja ndodhej në oborrin e shtëpisë së tij në Elbasan, në një zonë të pajisur me kamera sigurie, por pavarësisht kësaj sulmuesi arriti të veprojë pa u identifikuar menjëherë.

Po ashtu, Kodra është i dyshuar edhe për vrasjen e Kastriot Reçit më 7 janar 2020, dhe për atentate të tjera të mbetura të pazbardhura.

Në përgjimet e SPAK, ai shfaqet në komunikim edhe me Suel Çelën (Marjus Lulajn), ku ky i fundit e paralajmëron që të mos ketë besim tek grupi “Bajri”, duke treguar përçarjet brenda botës së krimit të organizuar.

Prekë Kodra ka qenë i shpallur në kërkim edhe më herët, në vitin 2016, kur policia i gjeti në banesë dy armë gjahu dhe 90 fishekë. Sipas të dhënave zyrtare, ai jetonte në Shkodër, ndërsa aktivitetin kriminal e shtrinte në Tropojë, Ferizaj dhe Deçan të Kosovës. Ka qenë nën hetim për vrasje me paramendim dhe mbajtje pa leje të armëve të zjarrit dhe konsiderohet si person me rrezikshmëri të lartë.

Etiketa: Preke kodratheth

Të tjera

Bashkohuni në protestë! Punonjësit e shtetit nuk janë mburojë e pushtetit
Aktualitet

Bashkohuni në protestë! Punonjësit e shtetit nuk janë mburojë e pushtetit

Asnjë pushtet nuk mbahet vetëm nga ata që dalin në ekrane, firmosin tendera, japin urdhra apo bëjnë propagandë. Një sistem...

18:10 07/06/2026
BIRN: “Lufta hibride” si alibi e Ramës për krizën e besimit dhe mungesën e transparencës
Aktualitet

BIRN: “Lufta hibride” si alibi e Ramës për krizën e besimit dhe mungesën e transparencës

Kryeministri Edi Rama u ankua ndërsa mori pjesë në Samitin e BE-së për Ballkanin Perëndimor se Irani kishte sulmuar Shqipërinë...

16:15 07/06/2026
Para
KAS rrëzon kërkesën e PD për pavlefshmërinë e zgjedhjeve në 4 qarqe

KAS rrëzon kërkesën e PD për pavlefshmërinë e zgjedhjeve në 4 qarqe

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Bashkohuni në protestë! Punonjësit e shtetit nuk janë mburojë e pushtetit

Bashkohuni në protestë! Punonjësit e shtetit nuk janë mburojë e pushtetit

18:10 07/06/2026
BIRN: “Lufta hibride” si alibi e Ramës për krizën e besimit dhe mungesën e transparencës

BIRN: “Lufta hibride” si alibi e Ramës për krizën e besimit dhe mungesën e transparencës

16:15 07/06/2026
“Populizmi mund ta vrasë protestën më shpejt se Edi Rama”, 14 këshilla për protestuesit

“Populizmi mund ta vrasë protestën më shpejt se Edi Rama”, 14 këshilla për protestuesit

16:00 07/06/2026
Tragjedi në futbollin shqiptar, humb jetën në aksident 22-vjeçari Fatjon Bunjaku, sulmuesi i Elbasanit

Tragjedi në futbollin shqiptar, humb jetën në aksident 22-vjeçari Fatjon Bunjaku, sulmuesi i Elbasanit

12:35 07/06/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • English
    • Shqip

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.