Prej orësh luftohet me zjarrin në Lushnje, 40 persona të bllokuar në banesa

Rreth 40 persona dyshohet se janë të bllokuar në pallatin 12-katësh në Lushnjë, i prekur nga flakët mesditën e sotme. Forcat zjarrfikëse nga qyteti dhe shërbimi zjarrfikës i Tiranës po përpiqen për shuarjen e flakëve dhe evakuimin e banorëve. Zjarri fillimisht ka nisur në qendrën tregtare në katin e tretë dhe më pas ka përhapur flakët në të gjithë ndërtesën. Deri tani, nuk ka raportime për viktima, por dhjetëra persona janë dërguar në spital me shenja asfiksimi.