Skip to content
Politikë

Prej kohësh në gjyq/ Gjykata e Hagës merr vendimin për Thaçin dhe Veselin

· 1 min lexim

Gjykata Speciale e Hagës përfundmimisht ka marrë vendim që Thaçi dhe Veseli  të vazhdojnë që të qëndrojnë në paraburgim.

Vendimin e ka marrë gjykatësi Charles L.Smith, i cili gjykon se është i pamjaftueshëm argumenti i Prokurorisë se Thaçi dhe Veseli ‘mund të arratisen nga drejtësia’ nëse lihen të mbrohen në liri.

Po ashtu ky institucion i rëndësishëm ka konstatuar se ‘ekziston një rrezik i madh që ish-presidenti Thaçi të pengojë mbarëvajtjen e procedurave të DHS’ dhe ai mund të kryejë ‘krime të mëtejshme kundër atyre që perceptohen si kundërshtarë të UÇK-së, duke përfshirë dëshmitarët që kanë ofruar ose mund të ofrojnë prova’, thuhet ndër tjerash në vendim.

Gjithashtu edhe për ish-kryeparlamentarin Veseli, thuhet në vendim se ‘Paneli është i bindur se ekziston rrezik se z. Veseli do të pengonte mbarëvajtjen e procedurave të DHS dhe se do të kryente krime të mëtejshme kundër atyre që perceptohen si kundërshtarë të UÇK-së, duke përfshirë dëshmitarët që kanë ofruar ose mund të ofrojnë prova në këtë rast dhe/ose duhet të paraqiten’.