Skip to content
Kryesore

Policia punon për PS-në; pse hesht SPAK-u për shkeljen flagrante të ligjit

· 2 min lexim

Nga Myslim Murrizi

Vetëm kjo thirrje është shumë më e rëndë se sa dosja 184 e zgjedhjeve në Dibër, që një prokuror fundërrin i SPAK-ut e dërgoi 2 herë në Prokurorinë e Rrethit Dibër, kur në fakt krimet zgjedhore duhet t’i hetojë, mender, SPAK-u.

Ky bastard, në vitin 2021, u bën thirrje policisë që të punojnë për Partinë Socialiste në fushatë.

Kjo do të thotë që policët t’u bëjnë presion qytetarëve për të votuar Partinë Socialiste, se çfarë fushate tjetër mund të bëjë një polic???

Dhe në atë kohë SPAK-u, i drejtuar nga një komunist fëlliqësirë, Arben Kraja, heshti si i dhjerë, se edhe këta qelbësira ishin vetë në fushatë për Partinë Socialiste, duke fshehur çdo skandal të qeverisë dhe të dosjeve të krimeve zgjedhore në Dibër, në Durrës, në Elbasan e kudo.

Pale kur thotë “Policia e Shtetit”, më vjen për të vjellë.

Po të jetë Policia e Shtetit vetëm për këtë thirrje, të kishte denoncuar vetë ajo në SPAK, por prej vitit 2013, kur ti e ktheve këtë polici në vend punësimi për militantët dhe komisionerët e PS-së dhe i urdhërove që të ruajnë 5 vjet rresht hashashin në çdo cep të Shqipërisë, ajo nuk është më Policia e Shtetit, por policia e pushtetit, kalbësirë.

Ja ku e ka, me zë dhe figurë, drejtuesi i sotëm i SPAK-ut, hajdar Braho, thirrjen e hajdar Ramës, në shkelje flagrante të ligjit, e nëse ka këllqe, të nisë procedim penal.

Po ky hajdari i SPAK-ut ka qenë vetë në fushatë në 2025 në qarkun Berat për një hajdar tjetër deputet të listës së hapur, se e ka kushëri, e jo më të ketë këllqe të hetojë hajdar kryeministrin Rama.

Dhe pastaj del sot ministri i Brendshëm RAMA-llari e derdëllis për etikë, norma e moral, pasi të fortët i rrahën si qentë në Sarandë shefat e emëruar nga vetë bota e krimit.