Skip to content
Të Gjitha

Policia procedon kreun e PD-së Lulzim Basha

· 1 min lexim

Policia e Durrësit ka proceduar penalisht kryetarin e PD-së Lulzim Basha pas takimit me tregtarët në Durrës, raporton Balkan Web.

Mësohet se procedimi ka nisur me akuzën “per shkelje të rregullave kundër përhapjes së COVID-19” dhe ka ardhur pas takimit që ai zhvilloi në ambiente të mbyllura.

Sot kreu i PD vijoi turin e tij të takimeve duke bashkëbiseduar me disa tregtarë në Durrës, me të cilët u ulë në një lokal duke thyer dhe rregullat e distancimit fizik.

Lulzim Basha gjatë takimit me tregtarët

Kryedemokrati u pa i ulur në ambientet e brendshme të një restoranti me mbi 10 persona të tjerë, teksa kujtojmë se lokalet apo restorantet nuk lejohet të hapen para datës 18 maj.