Skip to content
Të Gjitha

Policia përforcon masat. Pas alkoolit, shoferët do i nënshtrohen edhe testit të drogës

· 1 min lexim

Policia pritet të forcojë masat ndaj drejtuesve të automjeteve.

Para disa ditësh u vu në përdorim radari i sofistikuar “TruCam” për shpejtësinë tej normave të automjeteve.

Së fundmi bëhet me dije se një tjetër pajisje pritet t’i vijë në ndihmë Policisë Rrugore me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

Kjo pajisje do testojë shoferët mbi konsumimin e lëndëve narkotike.

Ky ‘test’ pritet të vihet në funksion prej fillimit të muajit shkurt, në të gjitha akset rrugore në vend nga ana e strukturave të policisë.

Ashtu si drageri për matësin e alkoolit, ky test nëpërmjet pështymës tregon brenda një afati të shkurtër kohor nëse drejtuesi i automjetit është në efektin e lëndëve narkotike.

Madje ajo mund të përcaktojë edhe llojin e lëndës narkotike të konsumuar.

Këto masa vijnë pas numrit të madh ta aksidenteve kohët e fundit.

Vetëm në javët e para të vitit 2020 janë hequr me qindra leje drejtimi dhe janë arrestuar dhjetëra shoferë.