Skip to content
Të Gjitha

Policia njofton rregullat për fundjavë që ndryshojnë nga njoftimi i Manastirliut: Ja çfarë duhet të dini

· 2 min lexim

Policia e Shtetit ka bërë një sqarim për lëvizjen gjatë kësaj fundjave dhe ndryshe nga ministrja e Shëndetësisë që njoftoi më herët se kjo fundjavë do të jetë pa kufizime, bën me dije se e diela do jetë e mbyllur për makinat private.

Në një njoftim për shtyp, blutë informojnë se të dielën, më 31 maj do të jenë të hapura të gjitha bizneset, si dhe do jetë e lirë lëvizja për këmbësorët, por nuk do lejohet në asnjë qytet të vendit qarkullimi i automjeteve.

Po ashtu, Policia thekson se edhe për këtë fundjavë nuk do lejohet hyrja dhe dalja në zonat e kuqe, si dhe ndalohet lëvizja drejt plazheve nga zonat që nuk janë zona bregdetare.

Njoftimi i plotë

Në kuadër të zbatimit të masave kufizuese për parandalimin e përhapjes së COVID-19, Policia e Shtetit njofton të gjithë qytetarët se në datën 31.05.2020 do të jenë të hapura të gjitha bizneset, si dhe do jetë e lirë lëvizja për këmbësorët, por nuk do lejohet në asnjë qytet të vendit qarkullimi i automjeteve. Gjithashtu, edhe për këtë fundjavë nuk do lejohet hyrja dhe dalja në zonat e kuqe, si dhe ndalohet lëvizja drejt plazheve nga zonat që nuk janë zona bregdetare. Policia e Shtetit kërkon mirëkuptimin e qytetarëve që të zbatojnë me rigorozitet ndalim-qarkullimin me automjete për ditën e nesërme, si dhe të respektohet distancimi social në të gjithë vendin.