Skip to content
Bota

Po raportonte nga protesta, policia izraelite arreston gazetaren e Al Jazeera

· 2 min lexim

Policia izraelite ka arrestuar një korrespodente të Al Jazeera që mbulonte një demonstratë në lagjen e pushtuar të Jeruzalemit Lindor të Sheik Jarrah.

Givara Budeiri, korrespondentja e Jeruzalemit e rrjetit mediatik me bazë në Doha, u sulmua ndërsa u arrestua të shtunën dhe pajisjet e ekipit të saj u shkatërruan.

Budeiri po raportonte në një „site“ në shënimin e 54 vjetorit të al-Naksa, që do të thotë “kthim prapa”, një term që palestinezët e përdorin për të përshkruar pushtimin izraelit të Jeruzalemit Lindor, Bregut Perëndimor dhe Rripit të Gazës në 1967.

 

Sheikh Jarrah ka qenë gjithashtu vendi i demonstratave për javë me radhë në mbështetje të familjeve palestineze që përballen me dëbimin e detyruar për të hapur rrugën për kolonët hebrenj.

Hoda Abdel Hamid e Al Jazeera, duke raportuar nga Jeruzalemi Lindor i okupuar, tha se Budeiri u arrestua pa ndonjë arsye të qartë dhe kishte raportuar ndërsa kishte veshur një xhaketë që tregonte se ishte pjesë e medias.

Ajo tha se Budeiri, një gazetare veterane, u arrestua edhe pse ishte përpjekur të merrte dhe të tregonte kartën e saj të shtypit të lëshuar nga Izraeli pas një kërkese nga policia.

“Ajo po shtyhej, kjo vazhdoi ndërsa po përpiqej të merrte kartën e saj të shtypit. Dhe më pas ndërsa kameramani po përpiqej të arrinte tek ajo kamera e tij u thye“, tha Abdel Hamid.

“Ne biseduam me disa dëshmitarë dhe ata të gjithë thanë se nuk kishte asnjë arsye për atë lloj tensioni dhe se nuk ishte e qartë pse ata vendosën të shkonin specifikisht pas Givara ndërsa kishte gazetarë të tjerë që bënin pikërisht atë që po bënte“,  tha ajo .

Një deklaratë e policisë izraelite më vonë tha se një burrë dhe një grua ishin arrestuar sepse ishin “dyshuar për ngacmim të forcave të sigurisë”.

Al Jazeera