Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

“Po provokon Pavarësinë e Kosovës”, Meta bën deklarata të forta kundër Ramës

12:00 27/02/2024
Reading Time: 2 min lexim

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një intervistë në një nga televizionet e Kosovës foli lidhur me qëndrimet e Ramës në raport me Kosovën.

Meta theksoi se prej 11 vitesh, kryeministri i Shqipërisë ka mbajtur qëndrime të vazhdueshme, të cilat dëmtojnë Pavarësinë e Kosovës, Sovranitetin dhe integritetin e saj.

Në fjalën e tij, Meta iu referua deklaratës së Ramës në 10 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, për një President të përbashkët Shqipëri-Kosovë.

“U bë gati 11 vite që në mënyrë të vazhdueshme kemi një koherencë të qëndrimeve që provokojnë Pavarësinë e Kosovës, që provokojnë Sovranitetin e Kosovës, që provokojnë integritetin territorial të Kosovës, të cilat vënë në pikëpyetje arritjet e Kosovës.
Të mos harrojmë që një deklaratë shumë e papranueshme ka qenë ajo në 10 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, në Kuvendin e Kosovës, ku Rama tha se shikonte se në të ardhmen Shqipëria dhe Kosova do kishin një President të përbashkët. Që do të thoshte se në të ardhmen ne do të kishim një vend të përbashkët në Kombet e Bashkuara, që të thoshte se procesi i njohjes nuk ishte i nevojshëm, madje dhe ato që ishin bërë deri atëherë ishin të tepërta. Dukej një deklaratë emocionale, por nuk ishte aspak e tillë. Dukej si loja e volejbollit, ku dikush i pason topin tjetrit për të zhytur dhe në rastin konkret ky ishte një kontribut për Vuçicin, i cili gjoja i revoltuar i ekspozoi botës, se këta (Shqipëria dhe Kosova) kanë për qëllim bashkimin dhe pala serbe nuk ka arsye përse të vazhdonte të respektonte detyrimet që vinin nga dialogu Serbi-Kosovë për normalizimin e marrëdhënieve midis dy vende dhe dy shteteve”, tha ai.

Ndër të tjera ai përmendi gjithashtu “Ballkanin e Hapur” për të cilin tha se ishte një përpjekje për t’i dhënë një lidership të pamerituar Serbisë dhe Vuçiçit.

“Ballkani i Hapur ishte një përpjekje për të fuqizuar dominimin e Serbisë në rajon, nuk ishte një marrëdhënie partneriteti.

Nuk ishte aspak transparente, bazuar mbi akte, mbi dokumente, mbi vlera, mbi standarde, siç është Procesi i Berlinit. Ballkani i Hapur ishte një provokim dhe përpjekje për të vendosur në cep shtetin e Kosovbës, për ta bërë atë të ishte sa më defunksional dhe për ta paraqitur atë sa më destruktiv”, tha kryetari i PL-së.
Meta gjithashtu u shpreh se Rama ka qenë më i ashpër me Kurtin sesa me Vuçiç-in.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: deklarataKoosvaMetaramaVuçic

Të tjera

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet
Aktualitet

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

Protesta po jep efekt. Kjo duket te reagimi i pushtetit, te debati publik, te vëmendja jashtë vendit dhe te fakti...

15:27 22/06/2026
Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës
Aktualitet

Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

Pak ditë më parë deputeti demokrat Belind Këlliçi ngriti alarmin se tregu mediatik në Shqipëri po kërcënohet nga një monopol...

14:52 22/06/2026
Para
Amnistia Penale/ Ministri Manja: 95% e veprave të Kodit Penal nuk përfshihen

Amnistia Penale/ Ministri Manja: 95% e veprave të Kodit Penal nuk përfshihen

Lajmet e fundit

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

15:27 22/06/2026
Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

14:52 22/06/2026
Shqipëria të transformojë strukturën ekonomike që të mbajë të rinjtë në vend

Shqipëria të transformojë strukturën ekonomike që të mbajë të rinjtë në vend

14:48 22/06/2026
Zgjimi i elektoratit gri është fitorja më e madhe e protestës

Zgjimi i elektoratit gri është fitorja më e madhe e protestës

14:05 22/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip