Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Po fillon eksporti i grurit?, Ukraina bën deklaratën e papritur

18:07 27/07/2022
Reading Time: 2 min lexim

Pas firmosjes së marrëveshjes me Rusinë ër eksportet e grurit vjen një lajm i mirë nga vendet  e luftës. Ukraina konfirmoi sot se ka filluar puna në tre portet e vendit, që kanë dalje në Detin e Zi, për rifillimin e eksporteve të grurit.

“Pas nënshkrimit të marrëveshjes me Rusinë për zhbllokimin të porteve të Ukrainës për eksportin e grurit, puna ka rifilluar në portet në Odesa, Chornomorsk dhe Pivdeny”, theksohet në një njoftim në shpërndarë në rrjetet sociale nga marina ukrainase.

Nga ana tjetër, ministri turk i Mbrojtjes, Hulusi Akar, njoftoi se në Stamboll është krijuar një grup pune që do të mbikëqyrë eksportin e drithërave ukrainase, pas marrëveshjes të cilësuar historike që u arrit edhe me pjesëmarrjen e OKB-së.

Rusia dhe Ukraina nënshkruan marrëveshjen, të ndërmjetësuar nga Ankaraja dhe Kombet e Bashkuara, të premten e kaluar për të rihapur eksportet e grurit dhe plehrave që janë bllokuar nga lufta duke lehtësuar kështu një krizë ndërkombëtare ushqimore.

Sipas ministrit turk grupi prej 20 personash, punonjës nga Ukraina, Rusia, Turqia dhe Kombet e Bashkuara “do të punojnë krah për krah për të siguruar që eksportet të kryhen sipas marrëveshjes”.

Ndërkohë kryeministri polak tha se “nuk mund t’i besohet Rusisë se do të respektojë këtë marrëveshje”, pasi sipas tij një ditë pas firmosjes Moska sulmoi me raketa portin e Odesës në Ukrainë.

OKB-ja dhe Turqia shpresojnë se nga Ukraina do të eksportohet më shumë se 25 milion ton grurë. OKB-ja, Ukraina dhe Rusia kanë thënë të gjithë se presin që eksportet të fillojnë brenda pak ditësh.

Por zëvendësministri i Jashtëm rus Andrei Rudenko tha të mërkurën se marrëveshja mund të prishet nëse pengesat ndaj eksporteve bujqësore të Rusisë nuk hiqen menjëherë.

Dërgesat e Ukrainës përmes detit kanë ngecur që nga muaji shkurt, duke shkaktuar një rritje të mprehtë të çmimeve globale për drithërat, vajrat e gatimit, karburantet dhe plehrat.

Moska ka mohuar përgjegjësinë për krizën ushqimore, duke fajësuar sanksionet perëndimore për ngadalësimin e eksporteve./VOA

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Të tjera

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…
Aktualitet

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

Në fillim e injoruan protestën. Pastaj e tallën. Pastaj e quajtën të manipuluar, të huaj, të lidhur me Iranin, Greqinë,...

16:39 23/06/2026
“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës
Aktualitet

“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

Prej 31 majit, mijëra protestues mblidhen çdo natë poshtë zyrës së kryeministrisë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë dhe...

15:54 23/06/2026
Para
Studentët me inicialet njësoj me ish-Presidentin, zbulohet regjistri i klasës së Ilir Metës (Foto)

Studentët me inicialet njësoj me ish-Presidentin, zbulohet regjistri i klasës së Ilir Metës (Foto)

Lajmet e fundit

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

16:39 23/06/2026
“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

15:54 23/06/2026
SPAK: Dy vartëset e Ballukut ndryshuan kontratën e energjisë dhe paguan faturat e vilës në Dhërmi, mesazhet që fundosin skemën e fshehjes së pronës

SPAK: Dy vartëset e Ballukut ndryshuan kontratën e energjisë dhe paguan faturat e vilës në Dhërmi, mesazhet që fundosin skemën e fshehjes së pronës

15:39 23/06/2026
“Fuck you”! Rama sfidon protestuesit dhe akuzat për korrupsion: Më quajnë ‘Kumbari’? Le ta provojnë, pastrimi i parave nuk është problem i madh në Shqipëri”

“Fuck you”! Rama sfidon protestuesit dhe akuzat për korrupsion: Më quajnë ‘Kumbari’? Le ta provojnë, pastrimi i parave nuk është problem i madh në Shqipëri”

15:18 23/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip