Skip to content
Të Gjitha

Plas në Kuvend/ Paloka godet Ramën me bojë, Ruçi e përjashton (fotot)

· 1 min lexim

Pavarësisht se kjo e sotmja pritej të ishte një seancë parlamentare pa tensione, nuk ka ndodhur kështu.

Deputeti i PD-së Edi Paloka i është vërsulur kryeminitrit Edi Rama dhe e ka spërkatur atë me bojë blu siç shihet në fotot më poshtë.

Pas kësaj Gramoz Ruçi kërkoi përjashtimin e tij nga seanca.

Ky reagim i Palokës ka ardhur menjëherë pas fjalës së Bashës, si dhe replikës së Ramës, ku kërkoi falje për sjelljen e këtij të fundit, duke e quajtur “fëmijë, që nuk di çfarë bën dhe çfarë flet”.

“Dil jashtë për veprimin e kryer dhe shkeljen e rregullave, dil jashtë. Mos më detyro të mbledh Byronë”, i është drejtuar Gramoz Ruçi-Edi Palokës.

“I dashur miku ynë kryetar i Kuvendit të Maqedonisë, ku kërkoj ndjesë për këtë shkelje të kodit të mikpritjes, por ju siguroj se fëmiu që sapo foli jo nuk i mendon ato që thotë po thjesht nuk di se çfarë thotë, edhe njëherë ju kërkoj ndjesë”-tha Rama pas fjalës së Bshës.