Skip to content
Kronikë

Plas arma në Vlorë, një person shkon në spital me të dyja këmbët me plagë (Emri)

· 2 min lexim

Vlora është tronditur sërish nga të shtënat me armë zjarri ditën e sotme.

Mësohet se i pagosur ka mbetur Ergys Likaj, 39 vjeç. Ai ka shkuar në spital me plagë të shkaktuara nga arma e zjarrit në të dyja këmbët. Në njoftimin e policisë thuhet se Likaj ka shkuar në spitalin e Vlorës rreth orës 19:55 dhe tashmë ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Gjithashtu në njoftim se ngjarja ka ndodhur në rrethana të paqarta, ndërsa grupi hetimor po punon për të zbuluar rrethanat e plagosjes.

Fillimisht Likaj ka delaruar se është vetëplagosur, ndërsa policia ka shkuar në spital për të marrë dëshminë e tij. Nga të dhënat paraprake bie poshtë pretendimi i Likajt për vetëplagosje.

Njoftimi i policisë:

Vlorë/Informacion paraprak

Sot rreth orës 19:55, në spitalin e Vlorës, ka shkuar i plagosur dyshohet me armë zjarri në rrethana ende të paqarta, shtetasi E. L, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Pak ditë më parë, Vlora u trondit sërish nga të shtënat me armë zjarri. Në 21 maj u ekzekutua me armë zjarri 38-vjeçari Delon Troqe. Ai ndërroi jetë në spital, pasi nuk mundi t’u mbijetonte plagëve të marra.