Skip to content
Politikë

Plarent Ndreca “zë” vendin e Arben Ahmetajt, sot merr mandatin e deputetit

· 1 min lexim

Seanca e parë plenare për këtë vit do e gjejë Partinë Socialiste me ndryshime të reja brenda grupit parlamentar.

Në vendin e ngelur bosh, atë të Arben Ahmetajt do të ulet Plarent Ndreca, i cili që sot dhe tutje do të mbajë postin e deputetit.

Kujtojmë  se Ahmetaj ndodhet në arrati dhe akuzohet nga drejtësia për korrupsion në çeshtjen e incenetarorëve në vendin tonë.

Ndreca do të përfaqësojë PS në Kuvend, ndërkohë që do të duhet të respektohen dhe procedurat siç e përcakton ligji, deri në betimin e tij. Kujtojmë se sot Dallëndyshe Bici ka refuzuar mandatin e deputetes, duke ia lënë vendin kështu Ndrecës, sipas listës emërore të PS për zgjedhjet parlamentare të 2021-it.