Skip to content
Kryesore

Plagosje me thikë pas një manovre parakalimi në Milot, një i arrestuar

· 1 min lexim

Një përplasje e çastit mes katër personave në Milot përfundoi me një të plagosur, pasditen e kësaj të mërkure rreth orës 13:55.

Ngjarja dyshohet të ketë nisur pas një manovre të gabuar në rrugë, që çoi në konfrontim verbal dhe më pas fizik mes të përfshirëve.

Në sherr u përfshinë vëllezërit Elio dhe Klaudio Kola, së bashku me kushëririn e tyre Gerardo Kola të tre banues në Milot si dhe 30-vjeçari Arber Aliu nga Malbardha.

Gjatë konfliktit, Aliu mbeti i plagosur me një mjet prerës në brinjën e majtë dhe u transportua menjëherë në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën, sipas burimeve mjekësore.

Policia arrestoi Klaudio Kolën si personin e dyshuar për plagosjen dhe për dëmtimin e automjetit të Arber Aliut.

Grupi hetimor po vijon punën për të sqaruar plotësisht motivet dhe dinamikën e ngjarjes.