Skip to content
Aktualitet

Plagosje me armë zjarri në Borsh? Policia e mohon: Mos publikoni lajme të pakonfirmuara

· 2 min lexim

Policia e Shtetit e ka mohur lajmin për një plagosje me armë zjarri pasditen e sotme në Borsh. Lajmi qarkulloi në disa media të ndryshme, ndërsa policia bën me dije e vërteta qëndron ndryshe. Nga veprimet e para hetimore ka rezultuar se shtetasi S. G., 34 vjeç, dyshohet se si pasojë e humbjes së ekuilibrit, është rrëzuar mbi xhamin e një lokali në Borsh. Ai ka marrë dëmtime të lehta dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Në lidhje me një  lajm të  publikuar në disa media e rrjete sociale, për të shtëna me armë zjarri në Borsh dhe për pasojë është plagosur një shtetas, sqarojmë opinion publik se lajmi është i pavërtetë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, menjëherë kanë kryer të gjitha verifikimet.

Nga veprimet e para hetimore ka rezultuar se shtetasi S. G., 34 vjeç, banues në Sarandë, dyshohet se si pasojë e humbjes së ekuilibrit, është rrëzuar mbi xhamin e një lokali në Borsh, duke marrë dëmtime të lehta, i cili ndodhet në spitalin e Sarandës jashtë rrezikut për jetën.

DVP Vlorë kërkon mirëkuptimin e medias që të mos publikojë lajme të pakonfirmuara dhe fton qytetarët që të denoncojnë çdo rast të paligjshmërisë në Komisariatin Dixhital apo në numrin pa pagesë 112, duke u garantuar anonimatin të sigurt  dhe reagim të shpejtë e të paanshëm të Policisë, kundrejt atyre që shkelin ligjin dhe cenojnë jetën dhe pronën e qytetarëve.