Skip to content
Aktualitet

Plagosi të renë në mes të lokalit, arrestohet 30 vjeçari në Vlorë (Emri+Detaje)

· 2 min lexim

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mesditën e sotme në Vlorë pranë zonës së njohur si Poliklinika.  Një i ri nga Shkodra i identifikuar si Fadil Nikaj,  ka plagosur me pistoletë një vajzë 20-vjeçare, K. Z përpara një lokali, duke e qëlluar me një plumb në këmbë. Por sikur të mos mjaftonte kjo, shkodrani ka hedhur edhe një granatë pranë ambienteve të lokalit ku ndodhi ngjarja, por fatmirësisht kjo granatë nuk shpërtheu duke shmangur kështu një tragjedi. E reja ishte nga Berati dhe kishte shkuar në Vlorë për studime, ndërkohë që ajo është tërhequr zvarrë në lokal dhe më pas është qëlluar me armë nga Nikaj. Ky i fundit është neutralizuar në kohë nga ana e Policisë, dhe është dërguar në komisariatin e policisë. Nuk dihet ende nëse të rinjtë kanë qenë në një lidhje mes tyre, por të gjitha indiciet thonë se kanë pasur njohje të mëparshme mes tyre.

Vlorë

Plagosi me armë zjarri një 20-vjeçare, falë reagimit në kohë kapet dhe arrestohet brenda pak minutash autori i dyshuar i ngjarjes.

Sekuestrohet një armë zjarri pistolet dhe 2 granata dore.

Më datë 25.09.2021, rreth orës  12:05, në  vendin e quajtur “Bar Cacai”, lagjia “28 Nëntori”, Vlorë është plagosur me armë zjarri shtetasja K.Z, 20 vjeçe lindur në Berat, student në Vlorë, e cila është shoqëruar  për në spital për ndihmë mjeksore, momentalisht jashtë rrezikut për jetën.

Falë reagimit të mejëhershëm  të shërbimeve të Policisë është bërë e mundur  kapja dhe arrestimi në flagrancë i autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasi Fadil Nikaj, 30 vjeç, banues në Shkodër.

Në cilësinë e provës materiale Policia gjeti dhe sekuestroi armën e krimit me të cilën dyshohet se autori ka kryer plagosjen, një grantë dore në ambientet e lokalit si dhe gjatë kontrollit fizik të ushtruar në cantën e autorit iu gjetë dhe sekuestrua një granatë e dytë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e  Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë  po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.