Skip to content
Kronikë

Plagosi të dashurën në hotel, kush është i riu nga Sukthi me 2 mbiemra

· 2 min lexim

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur ditën e sotme në një hotel në autostradën Durrës-Tiranë.

Ndërkohë janë zbardhur detaje nga plagosja e 23-vjeçares nga Durrësi.

“Balkan Web” raporton se autor i plagosjes është shtetasi Fatbardh Dervishi, i cili njihet edhe me mbiemrin Doda, dhe kishte ardhur nga Spanja pak ditë më parë.

Dy të rinjtë ishin të dashur me njëri-tjetrin dhe dyshohet se 32-vjeçari ka qenë në gjendje të dehur, kur i është shkrepur arma aksidentalisht, duke plagosur të 23-vjeçaren në shpatull.

Menjëherë pas plagosjes, djali ka ikur nga hoteli, duke e lënë 23-vjeçaren E. Koroveshi vetëm në dhomë. Kanë qenë punonjësit e hotelit, të cilët kanë njoftuar policinë dhe kjo e fundit ka transportuar me ambulancë të renë në spital. Ndërkohë, policia ka ngritur pika të shumta kontrolli për kapjen e autorit të plagosjes.

Kujtojmë që  23-vjeçarja që mbeti e plagosur në një hotel ka tentuar të shfajësojë autorin e plagosjes,  Fatbardh D. nga Sukthi, i cili ia mbathi nga vendi i ngjarjes duke e lënë të plagosurën aty.

E plagosura që është dërguar në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën ka deklaruar se është qëlluar padashje nga i dashuri me të cilin ishte në hotel.  Sipas saj, ai ka qenë i dehur dhe arma i është shkrepur pa dashje. Largimi nga vendi i ngjarjes është një rrethanë që e rëndon më tej pozitën e autorit të dyshuar për plagosje.