Skip to content
Kronikë

Plagosi me thikë efektivin në Pilur, gjykata jep vendimin për autorin

· 1 min lexim

Gjykata ka lënë në burg 60-vjeçarin Thodhori Mërkuri, autori i plagosjes me thikë të efektivit të policisë, Redin Caushaj.

Kujtojmë se ky i fundit ndërhyri për të shuar sherrin mes Mërkurit dhë një shtetasi tjetër, por mbeti i plagosur rëndë.

Ngjarja u regjistrua 2 ditë më parë në fshatin Pilur teksa efektivi Caushaj ishte jashtë shërbimit.

Plagosja e tij u dënua rëndë nga ministri i Brendshëm Taulant Balla, i cili kërkoi dënim të ashpër për autorin. Balla gjithashtu pas një vizite që i bëri efektivit në spital deklaroi se është jashtë rrezikut për jetën.