Skip to content
Kronikë

Plagosi me armë zjarri 40-vjeçarin në Durrës, vetëdorëzohet autori

· 1 min lexim

Autori i plagosjes me armë zjarri të 40-vjeçarit Mikel Spirollari ditën e djeshme është vënë në pranga nga policia. Gentian Kuqi, 50 vjeç ishte shpallur në kërkim dhe pas negociatave me familjen dhe avokatin ai është vetëdorëzuar në polici.

Njoftimi i policisë:

Plagosi me armë zjarri 40-vjeçarin, vihet në pranga autori.

Pas kërkimeve të shumta, rrethimit të zonës, si dhe pas negociatave me familjarët dhe me avokatin e tij, 50-vjeçari u vetëdorëzua.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Durrës bënë arrestimin e shtetasit G. K., 50 vjeç, i cili më datë 25.01.2024, në lagjen nr. 4, Durrës, gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, plagosi me armë zjarri, shtetasin M. S., 40 vjeç, i cili është jashtë rrezikut për jetën.

Pas plagosjes, autori i dyshuar u largua nga vendngjarja, por prej pamundësisë per t’u larguar, rrethimit të zonës dhe negociatave me familjarët, ky shtetas u vetëdorëzua.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.