Skip to content
Kronikë

Plagoset me thikë i riu në Shkodër

· 1 min lexim

Një 15 vjeçar është plagosur me thikë sot në Shkodër, pasi ka pasur një konflikt me një bashkëmoshatar.

15 vjecari i plagosur me thikë, është nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën, ndërsa autori i ngjarjes, është arrestuar nga policia.

Arsyet e sherrit akoma nuk janë të qarta.

Njoftimi i Policisë

Rreth orës 11:00, salla operative e DVP Shkodër, është njoftuar se pas një konflikti mes dy 15-vjeçarëve, ishte lënduar me mjet prerës (biçak) njëri prej tyre.

Shtetasi i dëmtuar është dërguar menjëherë në spital, për ndihmë mjekësore, dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

15-vjeçari tjetër u shoqërua në ambientet e DVP Shkodër dhe po merret në pyetje, në prani të prindit të tij dhe të psikologut.

Mjeti prerës është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkakut të këtij konflikti dhe sqarimin e rrethanave të tij.