Skip to content
Politikë

Përvjetori i sulmit terrorist të 11 shtatorit/ Reagon Ambasada e SHBA në Shqipëri

· 2 min lexim

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri nuk ka ngurruar të reagojë me një postim në rrjetin e saj social Facebook ku ka përkujtuar ditën e sotme sulmin terrorist të 11 shtatorit 2001.

Në 20 vjetorin e kësaj ngjarje, ambasada shkuan se njerëzit që humbën jetën lanë pas të dashurit dhe komunitetet, të cilat nuk ishin më kurrë njësoj.

“Sot, ne shënojmë 20 vjetorin e sulmeve të 11 shtatorit dhe vajtojmë gati 3,000 jetë të marra shumë shpejt. Njerëzit që humbën jetët në Kullat Binjake, Pentagon dhe Shanksville – përfshirë dhënësit heronj të ndihmës së parë, që dhanë jetën për të ndihmuar të tjerët – lanë pas të dashurit dhe komunitetet, të cilat nuk ishin më kurrë njësoj. Ne nderojmë jetën dhe kujtimin e tyre në këtë rast solemn dhe vajtojmë atë që të gjithë kemi humbur në atë ditë të tmerrshme”- shkruan ambasada në reagimin e saj.

Kujtojmë se sulmet terroriste të 11 shtatorit të vitit 2001 vazhdojnë dhe mbeten në memorien jo vetëm të amerikanëve porn ë të gjithë vendin. Një sulm me ngjarje makabër ku mbetën të vrarë mijëra persona shumë prej tyre të plagosur dhe mjaft shkatërrime në gjëra material. Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk harrojnë që të kujtojnë këtë datë duke përkujtuar për çdo vit emrat e personave që humbjën jetën në këtë sulm terrorist.