Skip to content
Politikë

Përplasjet në Kuvend, reagon ambasada Britanike: Dialogu konstruktiv është thelbësor

· 1 min lexim

Ambasada Britanike në Tiranë ka reaguar në lidhje me zhvillimet e fundit në Kuvend ku ka pasur përplasje mes opozitës dhe mazhorancës.  Seancat e fundit plenare janë zhvilluar mes tymit dhe ligjet janë miratuar brenda 5 minutash. Ambasada Britanike shpreh shqetësime në lidhje me këtë situatë dhe përmes një reagimi i bën thirrje shumicës dhe opozitës të punojnë së bashku për të garantuar që parlamenti të mund të ushtrojë rolin e tij mbikëqyrës.

Reagimi i plotë:

Ambasada Britanike në Tiranë shpreh shqetësimin lidhur me zhvillimet më të fundit në Parlamentin e Shqipërisë. Një parlament që funksionon dhe dialogu konstruktiv mes përfaqësuesve të zgjedhur janë thelbësorë për të garantuar legjislacionin dhe shërbimet në mënyrë efektive. U bëjmë thirrje shumicës dhe opozitës të punojnë së bashku për të garantuar që parlamenti të mund të ushtrojë rolin e tij mbikëqyrës dhe të veprojë në interesin e të gjithë qytetarëve.