Skip to content
Të Gjitha

Përplasen dy motoçikletat në Divjakë, humb jetën 21-vjeçari

· 1 min lexim

Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në afërsi të fshatit Zharrnec në Divjakë.

Dy motoçikleta të tipit “Yamah” janë përplasur me njëra-tjetrën, ku si pasojë ka humbur jetën një 21-vjeçar.

Drejtuesi tjetër i motoçikletës, E. M., 24 vjeç ndodhet në Spitalin e Lushnjes. 21-vjeçari që ka ndërruar jetë është shtetasi R. Sh., banues në Divjakë.

Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes së rëndë, ku humbi jetën një 21-vjeçar.