Skip to content
Kryesore

Përplasen disa makina në autostradë, përfshihet nga flakët një “Opel”

· 1 min lexim

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar paraditen e sotme në autostradën Tiranë-Durrës, ku disa automjete janë përplasur.

Si pasojë e përplasjes, një mjet tip “Opel” ka marrë flakë, duke shkaktuar panik tek drejtuesit e tjerë.

Autoritetet ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave.

Aksidenti ka shkaktuar trafik të rënduar pasi shumë qytetarë po i drejtohen bregdetit që në orët e para të mëngjesit.