Skip to content
Të Gjitha

Përmbytjet si pasojë e reshjeve të dendura, të dhënat në Shkodër paraqiten alarmante

Si pasojë e reshjeve të dendura këto ditët e fundit, evidentohet rritja e sipërfaqes së tokës së përmbytur. Në përditësimin e situatës deri në Mesditë bëhet e ditur se sipërfaqja totale e përmbytur në…

· 2 min lexim

Si pasojë e reshjeve të dendura këto ditët e fundit, evidentohet rritja e sipërfaqes së tokës së përmbytur. Në përditësimin e situatës deri në Mesditë bëhet e ditur se sipërfaqja totale e përmbytur në Bashkinë Shkodër është 1120 Ha, duke shënuar një rritje me 20 Ha

Njoftimi i plotë:

Situata në Bashkinë Shkodër, në orën 12.00 te datës 20.01.2023 paraqitet si më poshtë:

Niveli i lumit Drin (hidrometri ura e Bahçallekut) shënon kuotën 6.15 nuk ka ndryshim me orën 08.00 te datës 20.01.2023 ( kuota max 7.50 m )

Niveli i Liqenit ( hidrometri ura e Bunes) shënon 8.15 m me një rritje prej 5 cm me orën 08.00 të datës 20.01.2023 ( kuota max 8.70 m ).

Siperfaqja totale e permbytur ne Bashkine Shkoder eshte 1120 Ha, ka rritje me 20 Ha me oren 08.00 te dates 20.01.2023

Njësia Administrative Dajç  20 Ha e përmbytur (pjesa e tokave pas argjinaturës)

Njësia Administrative Ana e Malit 1100 Ha e përmbytur.

Rruga e obotit ka prezencë uji 55 cm, e kalueshme vetëm me mjete të kalueshmërisë së lartë.

Ujësjellësi Oblika 1 është jashtë funksionit.

Në rrugën e Obotit po operon  një mjet I kalueshmërisë së lartë së bashku me 4 forca të ushtrisë.

Momentalisht vazhdojnë reshjet e dendura të shiut.

Grupet e EC të Bashkisë Shkodër janë në monitorim të vazhdueshëm të situatës së përmbytjeve të tokave në këtë zonë.