Skip to content
Politikë

Përjashtimi i Flamur Nokës, Topalli kritikon Bashën: Kështu vepronte Enveri

· 2 min lexim

Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ka reaguar pas vendimit të marrë nga kryedemokrati Lulzim Basha për të shkarkuar deputetin demokrat Flamur Noka nga pozicioni i inënkryetarit të Komisionit të Sigurisë.

Në përmbajtjen e reagimit të saj, Topalli thotë se ky kryetari i PD, Lulzim Basha do të përjashtonte edhe figura të tjera të partisë të cilët nuk ishin dakord me të, por shtoi se këto do të ishin lëvizjet e fundit të tij dhe se vulën do ta mbante edhe për pak ditë deri në momentin që Këshilli Kombëtar i PD do t’ja hiqte përfundimisht duke e shkarkuar nga posti i kryetarit. Sipas Topallit, kështu si po vepron Basha vepronte gjatë diktatures edhe Enver Hoxha.

Reagimi i plotë i Jozefina Topallit

Luli paska perjashtuar prap me vendim personal sonte ne darke.

Kesaj here rradhen e kishte Flamur Noka, qe eshte rritur ne Partine Demokratike.

E paska shpallur armik te brendshem! Ne fakt e paska nderuar Flamurin.

Shoku Enver bente mbledhje byroje ne raste te tilla.

Dmth kur anetaresia e Partise eshte ngritur per te hequr Lulzimin, ky i fundit shkarkon Noken.

Edhe per pak kohe do kete vulen. Gjate ketyre diteve do shpall edhe perjashtime te tjera…deri kur Kuvendi Kombetar do i heq edhe vulen bashke me karrigen Lul Vules.