Skip to content
Të Gjitha

Përgjegjës për dëmet nga tërmeti. Gjykata e Apelit ndryshon masat e sigurisë për të arrestuarit, ja vendimi

· 1 min lexim

Policia e Tiranës ndaloi më 14 janar zyrtarë dhe ndërtues të pallateve të dëmtuara nga tërmeti i nëntorit në Vorë, Kashar dhe Farkë .

Ata akuzohen për ndërhyrje të paligjshme në pallatet e dëmtuara, duke holluar bazamentet mbajtëse të tyre, si edhe lejimin e ndërtimeve pa leje.

Sot Gjykata e Apelit në Tiranë ka zhvilluar seancën për masat e sigurisë për të arrestuarit.

Bëhet me dije se gjykata ka ndryshuar masën e sigurisë për shumë nga të arrestuarit, duke i lënë në detyrim paraqitjeje.

Po ashtu, Apeli ka ndryshuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë për disa ish-zyrtarë të lartë, mes tyre edhe ish-kreun e Komunës së Farkës, Fatbardh Plaku, dhe ish-kreun e Komunës së Kasharit, Besnik Fuçia.

Plaku dhe Fuçia janë liruar nga qelia dhe janë lënë në “detyrim paraqitje”.

Të liruarit e tjerë:Fejzo, Gëzim Shkalla, Hodo Gjoni, Naim Shehi, Fejzi Dyrmishi, Shefqet Doda, Mehmet Felahi, Agim Eski, Pëllumb Korfuzi, Ndoc Pepkolaj, Gerti Çalliku, Ali Dyrmishi, Luan Beta.