Skip to content
Kryesore

Përfshihet nga flakët një banesë në Vlorë, çfarë dyshohet

· 1 min lexim

Një banesë është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në afërsi të zonës historike të Vlorës, duke shkaktuar panik mes banorëve të lagjes.

Menjëherë pas rënies së zjarrit, banorët njoftuan shërbimin zjarrfikës, i cili mbërriti në vendngjarje bashkë me forcat e policisë.

Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se shkaku i zjarrit ka qenë një shkëndijë elektrike. Fatmirësisht nuk ka të lënduar, ndërsa dëmet materiale raportohen të jenë të konsiderueshme.

Forcat zjarrfikëse arritën të izolonin flakët dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve.

Autoritetet kanë nisur hetimet për të verifikuar nëse banesa kishte probleme me instalimet elektrike.