Skip to content
Aktualitet

Përfitoi 3,7 mln euro nga inceneratorët, Koka shtrohet në spital, ka probleme me zemrën

· 2 min lexim

Ish-ministri i Mjedisit i Shqipërisë, Lefter Koka, është arrestuar para pak kohësh, teksa akuzohet për aferën e inceneratorëve. Ndërkohë pas prangosjes, bëhet e ditur se sot Koka është shtruar në spitalin e Burgjeve. Ai është shtruar pas disa problemeve me zemrën. Ende nuk dihet gjendja aktuale e tij. Koka akuzohet për disa vepra penale në lidhje me hetimet për procedurën mbi kontratën e koncesionit për ndërtimin e impiantit të trajtimit të mbetjeve urbane dhe prodhimit të energjisë në Qarkun e Elbasanit

Ish-ministri i Mjedisit në qeveritë ‘Rama 1’ dhe ‘Rama 2’ Lefter Koka është vënë në pranga me urdhër të SPAK.

Dosja e inceneratorëve e bërë publike nga LSI, SPAK arreston ish-ministrin Lefter Koka.  Koka, ish-ministri i Mjedisit i LSI 2013-2017, më pas deputet i PS, 2017-2021.

Urdhër arresti është ekzekutuar vetëm pak minuta më parë nga policia, i firmosur nga prokurori Klodian Braho.  Ndaj tij  rëndojnë akuzat për shpërdorim detyre, pastrim parash dhe korrupsion.

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi dorëzoi muajin tetor në SPAK kallëzimin e tretë për atë që e cilëson afera korruptive shtetërore e inceneratorëve. Pas padisë për inceneratorin e Tiranës dhe Elbasanit, Kryemadhi  dorëzoi një tjetër padi në SPAK, për inceneratorin e Fierit.

Bizneset e tij janë sekuestruar përkohësisht. Koka rrezikon deri në 12 vjet burg nëse shpallet fajtor.