Skip to content
Të Gjitha

Përfaqësuesit e mediave e dënuan me forcë, Komisioni i Ligjeve çon në Kuvend paketën “Anti-shpifje”

· 2 min lexim

Komisioni i Ligjeve miratoi sot në parim projekt-ligjet, të cilat janë pjesë e paketës “Anti-shpifje”.

Drafti përfundimtar i jep AMA-s fuqinë e një gjykate, për të vendosur gjoba dhe për të mbyllur mediat.

Sipas specialistes, Klotilda Bushka, anëtarët e Këshillit të Aneksave do të zgjidhen me konkurrim dhe kriteret do t’i përcaktojë AMA.

Kreu në ikje i AMA-s, Gent Sala, sugjeroi që anëtarët e KA-së, të jenë specialistë gazetarie me eksperiencë 10 vite e më lart.

Paketa është kundërshtuar fuqishëm nga komuniteti i gazetarëve shqiptarë dhe një sërë organizatash ndërkombëtare.

Gazetarët më pas zhvilluan një takim me kryetarin e opozitës, Lulzim Bashën, ku ndanë shqetësimet e tyre për dëmin e madh që do t’i shkaktojë fjalës sëlirë ky projekt-ligj.

Basha kërkoi falje për mënyrën e sjelljes me mediat nga PD në të shkuarën, ndërsa siguroi se kur kjo forcë politike të jetë në pushtet, do t’i japë fund këtyre praktikave.

Me ligjin “Anti-shpifje”, Shqipëria kthehet në vendin e vetëm në Europë që gjobit mediat dhe gazetarët me vendime administrative.

Përveç gjobave, mediat do të përballen edhe me mbylljen, në rast të publikimit të 5 lajmeve të rreme.