Skip to content
Të Gjitha

I arrestuar për trafik droge në Francë, erdhi në Tiranë për varrimin e gjyshes. Ja detajet rreth viktimës që u vra në Astir

· 1 min lexim

Vilson Tafçiu, 28 vjeç, mbeti i vrarë ditën e sotme në Astir.

Së fundmi, është bërë me dije se viktima ka qenë i përfshirë më parë në trafik droge.

Tafçiu ishte larguar nga Shqipëria më 7 mars të vitit 2018.

Më 12 mars është arrestuar për shpërndarje të lëndëve narkotike.

Autoritetet franceze e kanë dënuar me një vit burg, prej ku ka bërë 8 muaj paraburgim dhe më 6 nëntor 2018 është deportuar në Shqipëri.

Ai ishte me origjinë nga Dibra dhe kishte ardhur në Tiranë për varrimin e gjyshes, e cila kishte ndërruar jetë para disa ditësh.

Vilson Tafçiu u vra në rrugën “Teodor Keko”, ku u qëllua me breshëri plumbash.

Disa persona që ndodheshin në një makinë e thirrën në emër dhe pasi ai doli nga lokali ku ndodhej e kanë qëlluar për vdekje.