Skip to content
Politikë

Përditësim/Berisha del nga SPAK-u, “akuzat po të njëjtat”

· 1 min lexim

Pas gati 30 minutash ish-kryeministri Sali Berisha ka dalë nga ambientet e SPAK-ut ku u mor i pandehur ditën e sotme dhe iu komunikua akuza për korrupsion në bashkëpunim për çështjen Partizani.

Në daljen e tij pas marrjes në pyetje ai ka deklaruar se nuk i kanë ndryshuar akuzat, teksa është shprehur se ‘janë akuzat që kam pasur. Pa asnjë fakt dhe provë”.

Berisha: Dy gjëra, deklarova sa vijon, kjo është një piramidë fund e krye mashtrimi. Kjo ishte deklarata ime. Së dyti vizitova pjesë muzeale të SPAK. Gjendej ora 400 mijë e 600 euro e qëndisur me diamante, dhurata e Ramës, në fotografi jo origjinale, e Amant Josifit.  Gjendeshin horra që shkojnë nga gjykatësi në gjykatës dhe bëjnë forma më të neveritshme për t’i mbajtur peng ata. Gjendeshin dokumentat nga Greqia që i ruante Dumani në Kasafortë”-u shpreh Berisha.

Ish-kryeministrin Berisha e kanë shoqëruar militantë të shumtë që nga momenti i daljes nga shtëpia ku ishte nën arrest prej një periudhe kohore prej afërsisht 8 muajsh e deri në daljen nga godina e SPAK-ut.

Ndërkohë që pritet të merret në pyetje dhe dhëndëri Jamambër Malltezi në orën 14:00 për akuzën e korrupsionit në çështjen e Partizanit.