Skip to content
Politikë

“Për familjen tonë është një humbje e madhe”, Lulzim Basha reagon për ndarjen nga jeta të babait të tij

· 2 min lexim

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar për herë të parë për ndarjen nga jeta të babait të tij. Basha shkruan në një postim në Facebook se ai u largua në paqe dhe i rrethuar nga dashuria e përkujesi i njerëzve të dashur.

Kryedemokrati ka falenderuar të gjithë ata që iu gjendën pranë dhe ka shprehur mirënjohje për personelin shëndetësor për përkujdesjen që kanë treguar.

Reagimi i plotë:

Sot i dhamë lamtumirën babait tim Xhelalit i cili u nda nga kjo jetë pas një beteje të gjatë, duke na hidhëruar dhe ligështuar mamanë time Remzijen, mua dhe vëllain tim Erlindin, Aurelën, vajzat, familjarët dhe miqtë e shumtë të tij dhe familjes. Ai u largua në paqe i rrethuar nga dashuria dhe përkujdesi i njerëzve të tij të dashur.

Në këto momente dhimbje të rëndë për familjen tonë, falenderojmë me mirënjohjen më të thellë të gjithë miqtë dhe dashamirët që na u gjendën dhe na lehtësuan, me praninë, mendimet, mesazhet, lutjet dhe mbështetjen e tyre.

Falenderojmë mjekët, infermierët dhe të gjithë personelin shëndetësor për përkujdesjen e tyre të dhembshur për babain gjatë gjithë kësaj periudhe.

Për familjen tonë kjo është një humbje e madhe. Por po kaq i madh është ngushëllimi që Zoti e mori me qetësinë dhe dinjitetin që i fali në çdo çast të jetës së tij, si dhe lutjet tona që shpirti ti prehet në paqe!